Goli i anuluar ndaj Milanit i kushton shtrenjtë skuadrës së Ramadanit

Futboll

Goli i anuluar ndaj Milanit i kushton shtrenjtë skuadrës së Ramadanit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:45
Lecce

Protestat për golin e anuluar me VAR në fund të ndeshjes ndaj Milanit, i ka kushtuar shumë shtrenjtë klubit të Leçes.

Goli i shënuar në shtesë nga Pikoli mendohej se do t’i jepte tre pikët Leçes me një përmbysje spektakolare ndaj kuqezinjve, por pas vendimit të VAR-it, ai u anulua për një shkelje ndaj Çau.

Kjo bëri që të shpërthenin protestat e lojtarëve, stafit teknik e drejtuesve, me pasoja të rënda për të gjithë. Kështu, zëvendëstrajneri Andrea Tarozi është pezulluar një ndeshje se ka protestuar ashpër ndaj gjyqtarëve në fund të sfidës.

Drejtori sportive Stefgno Trinkera është pezulluar për tre ndeshje, pasi ka protestuar me fjalë, fyerje e raportohet edhe me kërcënime ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, duke vazhduar gjithçka edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Presidenti Saverio Stiki Damiani është pezulluar deri më 4 dhjetor për fyerje e sjellje kërcënuese ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa deri më 27 nëntor është i pezulluar edhe administratori Sandro Menkuçi për të njëjtat arsye.

Me pak fjalë, Leçe ka dalë e shkatërruar nga kjo ndeshje pasi përveç golit që iu mohua, tashmë sheh edhe drejtuesit e saj jashtë si pasojë e një vendimi që ka bërë shumë bujë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat