Rumunët japin një detaj për kombëtaren e Kosovës 

Futboll

Rumunët japin një detaj për kombëtaren e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:01
Kosova

Kombëtarja e Kosovës dukej jashtë përllogaritjeve për dy vendet e para në grupin e Rumanisë, por skuadra që sapo mundi (1:0) Izraelin ka ende shpresa që të fitojë një vend në Euro 2024!

“Bomba që mund të shpërthejë në grupin e Rumanisë, si mund të kualifikohet kombëtarja e Kosovës në Euro 2024?”, shkruan mediumin rumun “Prosport”.

“Kosova ende mund të rrëmbejë biletën për Euro 2024, ndonëse beteja në grupin e Rumanisë në një moment dukej vetëm mes Zvicrës, Izraelit dhe kombëtares së vendit tonë.

Kosovarët kanë bëtë një hap të fortë në ndeshjen ndaj Izraelit të dielën, duke arritur të triumfojnë me 1:0. 

Ky rezultat i rikthen ata në luftë për vendin e 2-të në renditje, që i çon direkt në turneun final që do të organizohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Për momentin, Kosova është në vendin e katërt të renditjes, me 10 pikë, i mbetet të luajë në Zvicër dhe në shtëpi kundër Bjellorusisë. 

Nëse arrin të fitojë të dyja takimet, do të grumbullojë 16 pikë, aq sa kanë “trikolorët” për momentin. 

Në këtë skenar, kombëtarja e Kosovës do t'i duhej që Zvicra të marrë vetëm një pikë nga takimet me Izraelin, Kosovën dhe Rumaninë, por edhe ekipi i Izraelit për të marrë vetëm pesë pikë nga ndeshjet me Zvicrën, Rumaninë dhe Andorrën.

Kështu do të përfundonte në një situatë ku tri skuadra të jenë të barabarta në pikë, 16, dhe Kosova do të kishte avantazhin e rezultateve direkte ndaj Izraelit (1:1 dhe 1:0) dhe Zvicrës (2:2 dhe fitores që do të duhet ta marrë tani).

Për fatin tonë kombëtarja rumune nuk do të prekej, pasi në këtë skenar do të përfundonin në vendin e parë, ndërsa kosovarët do të përfundonin në vendin e dytë, duke u kualifikuar në Euro 2024”, shkruan në analizën e mediumit rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat