Legjenda e Romës mbron Mourinhon

Futboll

Legjenda e Romës mbron Mourinhon

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:12
Totti

Në një intervistë dhënë ish-shokut të skuadrës, Hidetoshi Nakata, për DAZN, kapiteni historik i verdhekuqve, Francesco Totti, foli për Romën e tanishme:

Çfarë mendimi keni për Romën e Mourinhos?

“Ka ulje-ngritje. Për mua, Mourinho është një nga më të mirët në botë, sepse numrat nuk mund të ndryshohen. Nëse fitoni kaq shumë trofe… Ne zhvilluam dy finale në dy vjet, nuk kishte ndodhur kurrë në 100 vitet e Romës.

Ju flisni shpesh me Mourinhon, për çfarë?

Për ekipin, mjedisin. Mjedisi i Romës është i bukur, por i veçantë, në një çast kalon nga pasur në leckaman.

Ne patëm fatin, sidomos Mourinho, që gjetëm vitin perfekt, por në vitin e kampionatit nuk mund të largoheshe nga Trigoria, kishte 5000 tifozë. Ishte bukur të përjetoje diçka që nuk mund të përshkruhet. Roma është një nivel ndryshe nga të gjithë të tjerët.

Do të dëshironit të ktheheshit te Roma?

Varet se çfarë do të bësh. Do të doja të kisha një rol përkrah ekipit, ndoshta si drejtori teknik. Jemi njerëz të fushës, nëse nuk e bëjmë ne këtë punë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat