Ibrahimoviçi shqiptar: Do të doja të takoja Zlatanin

Futboll

Ibrahimoviçi shqiptar: Do të doja të takoja Zlatanin

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Arijon Ibrahimoviç

Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane, Arijon Ibrahimoviç ka dhënë një deklaratë për Corriere dello Sport”, duke u ndalur tek transferimi tek Frozinone dhe Zlatani.

“Kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angeloxi dhe trajnerin Di Françesko se ky mund të ishte vendi i duhur. Ibrahimoviç është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë?

Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, si CR7. Por nuk e kam takuar kurrë.

 Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. 

Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat