Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, përcaktohen datat

Futboll

Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, përcaktohen datat

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Orari

Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, përcaktohen datat!

Veç kalendarit të ndeshjeve të kampionatit Superligës, nga java e 13-të e deri në javën e 15-të, si edhe kalendarit të ndeshjeve të “Kategorisë së Parë”, nga java e 12-të deri në javën e 16-të, Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar edhe datat se kur do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin 1/16 të këtij kompeticioni.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 6 dhjetor në ora 13:00 dhe ekipet fituese do të kalojnë në fazën tjetër të garës.

Sakaq, ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë mes Partizanit dhe Egnatias do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’, më 20 dhjetor, në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat