Arbon Desku për turneun Rama - Domi: Turneu të mbahet në përkrahje të FFK-së 

Futboll

Arbon Desku për turneun Rama - Domi: Turneu të mbahet në përkrahje të FFK-së 

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:48
Arbon Desku

Ish drejtori i KF Dukagjjnit të Klinës dhe Prishtinës, Arbon Desku, donator në futboll e në sport në gjeneratën e sakrificës, në rezistencë kundër regjimit serb, thotë se turneu përkujtimor për dy futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dha Faton Domi, duhet të mbahet nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Rama e Domi vdiqën tragjikisht me 22 nëntor të vitit 1987 në fshatin Volljak të Klinës.

Rama luante për Lirinë dhe Domi për Vëllaznimin.  

“Ata të cilët nuk e harrojnë Favziun dhe Fatonin së paku duhet të organizojnë turneun. 

Në dy vitet e fundit KF Dukagjini dhe KF Prishtina ishin nikoqir të turneut përkujtimor. 

Sipas një marrëveshje të pa shkruar dhe pa zyrtarizuar ka mbet turneun të organizohet në rotacion ku përfshihen edhe skuadra e Lirisë dhe Vellaznimit. 

Turneu duhet të mbahet në përkrahje të FFK-së dhe nën patronatin e saj. 

Nikoqiri i radhës duhet të kërkohet mes Lirisë dhe Vellaznimit. 

Uroj këto skuadra të ndjekin rrugën e KF Dukagjinit dhe KF Prishtinës”, ka komentuar Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat