Granit Xhaka sonte shënon rekordin, bëhet shqiptari i parë në Zvicër

Futboll

Granit Xhaka sonte shënon rekordin, bëhet shqiptari i parë në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:19
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, sonte (20.45) shënon rekordin në duel me Izraelin, bëhet shqiptari i parë që do t’i prijë listës së Zvicrës, si futbollist që ka më së shumti ndeshje.

Xhaka sonte regjistron ndeshjen e 119-të dhe do të lë pas rekordin e legjendës zvicerane, Hainz Hermann (118 ndeshje).

“Me 119 ndeshje ndërkombëtare ai bëhet rekordmeni i vetëm!”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

Zvicra synon fitore që do të kualifikoj në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat