Maqedonia drejt kryeqendrës së Italisë në kërkim të befasisë

Futboll

Maqedonia drejt kryeqendrës së Italisë në kërkim të befasisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Enis Bardhi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas përfundimit të përgatitjeve disa ditore në Shkup, sot u drejtua kah kryeqendra e Italisë, ku të premten e pret përballja me Italinë.

Pas kryerjes se 3 stërvitjeve në Shkup, trajneri Blagoja Milevski do të ketë në dispozicion kontingjentin e plotë të futbollistëve.

Ekspedita e Maqedonisë pritet rreth orës 18.00 të aterojë në Romë, ku të enjten do të zhvillojë stërvitjen e vetme në stadiumin “Olimpiko”.

Sfida në mes Italisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet të premten , në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat