Një nga befasitë e Serie A

Futboll

Një nga befasitë e Serie A

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:56
Pamje nga një ndeshje

Mund të thuhet se është një nga befasitë e Serie A këtë sezon.

Bëhet fjalë për “fantazistin” e Monza, Andrea Kolpani, i cili deri më tani ka tundur plot 6 herë rrjetën e kundërshtarëve, si dhe ka dhuruar 1 asistim, më shumë se kushdo lojtar italian në elitën e futbollit italian.

Falë këtyre performancave, 24-vjeçari ka rënë në “radarët” e “zikaltërve” të Inter, me drejtuesit e nënkampionëve të Evropës, Marotta e Ausiolio, që duket se do ta sjellën “sallaksin”, në “Giussepe Meazza” sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, Ausilio po nxiton të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke i ofruar Monza-s 20 milionë euro dhe huazimin e një apo dy të rinjve të talentuar, me shpresën që të kompletojë transferimin që në janar dhe më pas të lërë mesfushorin në huazim, po te Monza deri në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat