Broja drejt largimit nga Chelsea

Futboll

Broja drejt largimit nga Chelsea

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:59
Broja

Armando Brojës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës pas kthimit nga dëmtimi që të bëhet protagonist për skuadrën e Çelsit, por edhe në merkaton e futbollistëve.

Vetëm tre ditë pas paraqitjes së tij vendimtare në minutat e fundit të barazimit 4-4 mes Çelsit dhe Mançester Sitit ku ai fitoi penallti, emri i sulmuesit ka filluar të qarkullojë përsëri në mediat britaniku, si një lojtar i kërkuar nga klube të tjera.

Uest Hem ndjek prej kohësh sulmuesin shqiptar dhe fakti që ky i fundit kërkon hapësira, mund të kthejë në janar përsëri në dyert e Çelsit trajnerin Devid Mojes. Ai pëlqen Brojën dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta pasur në skuadër, teksa në verën e vitit 2021, bëri një ofertë prej rreth 30 milionë paund për lojtarin.

Asokohe Çelsi i drejtuar nga Tuhel i tha “jo” ofertës së tij dhe Broja mbeti te “blutë” pa iu gëzuar shumë atij sezoni pasi pësoi në dëmtim të rëndë në gju. Me kthimin në fushë, “Football London” raporton për rizgjimin e interesit të Uest Hem për lojtarin e Kombëtares shqiptare.

Të njëjtat burime theksojnë se Çelsi pret një ofertë thuajse të ngjashme me atë që refuzoi në vitin 2021, edhe për faktin se Broja ka edhe katër vite e gjysmë të mbetura në kontratën e tij me “blutë”.

Paratë nga shitja e Brojës do t’i shërbejnë Poçetinos që të bindë drejtuesit e klubit që të investojnë për të afruar bomberin që ai ëndërron prej kohësh, Viktor Osimhen, i cili pak ditë më parë deklaroi se pëlqente të luante në Angli në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat