Media e njohur zvicerane: Kosova i bëri një favor të madh Zvicrës 

Futboll

Media e njohur zvicerane: Kosova i bëri një favor të madh Zvicrës 

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Xherdan Shaqiri

Me fitore Zvicra do të kualifikohet në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. 

“Kombëtarja e Zvicrës po hyn në kulmin e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Skuadra e Murat Yakin ka në program tre ndeshje, të mërkurën kundër Izraelit (20.45), të shtunën ndaj Kosovës (20.45) dhe të martën me Rumaninë (20.45). 

Pas një faze të vështirë me vetëm një fitore nga katër ndeshjet e fundit, gjithçka është në linjë për Zvicrën”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Misioni kualifikues për Kampionatin Evropian është bërë më i lehtë me mbështetjen e Kosovës. 

Për shkak se Dardanët, siç quhet ndryshe skuadra, e kanë luajtur ndeshjen e tyre të mbetur kundër Izraelit të dielën në mbrëmje në Prishtinë. Dhe ata i bënë një favor të madh Zvicrës me fitoren 1:0.

Falë këtij rezultati është e qartë: Nëse kombëtarja fiton kundër Izraelit të mërkurën, sigurohet vendi i dytë dhe kështu sigurohet bileta për Kampionatin Evropian. 

Edhe me një fitore ndaj Izraelit, ende nuk është e sigurt se kush do ta fitojë grupin. 

Kjo me shumë mundësi do të vendoset vetëm në duelin e drejtpërdrejtë të ndeshjes së fundit mes Zvicrës dhe Rumanisë në Bukuresht”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat