Guerrero: Mourinho është i mirë me lojtarët e rinj

Futboll

Guerrero: Mourinho është i mirë me lojtarët e rinj

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Guerrero

Ish-legjenda e Athletic Bilbao, Julen Guerrero Lopez dha një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, në të cilën ai vlerësoi trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.

Djali i tij, Julen Jon Guerrero Jr, luan për Romën, ku u transferua në verë, si huazim nga Real Madrid dhe këtë ish-lojtari i përfaqësues së Spanjë e konsideron si një lëvizje të zgjuar, pasi sipas tij tekniku portugez di si të punojë me lojtarët e rinj.

“Po, ai u stërvit për disa ditë me ekipin e parë dhe e vërteta është se ai u trajtua shumë mirë.

Nga ajo që tregon mu aim bir. Mourinho i pret shumë mirë të rinjtë, përpiqet t’i ndihmojë. Përvoja që do të marrë duke u

stërvitur me të dhe me lojtarët e ekipit të parë sigurisht që do të jetë e dobishme”- nënvizoi ai.

Guerrero Jr ka luajtur 5 ndeshje deri më tani në kampionatin Primavera me “verdhekuqtë” me trajner Federico Guidi me Romën e këtij grupi që zë vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat