Nëse Muriqi do të mungojë më shumë se katër javë, FIFA do t’i paguajë dëmshpërblim

Futboll

Nëse Muriqi do të mungojë më shumë se katër javë, FIFA do t’i paguajë dëmshpërblim

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:23
Pamje nga ndeshja

Vedat Muriqi u lëndua së fundmi në ndeshjen e Kosovës me Izraelin, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Ylli ynë me këtë rast do të mungojë nga 4 deri në 6 javë, siç konfirmoi dje Mallorca, për shkak të tërheqjes muskulore që e pësoi sulmuesi shtatlartë.

Dhe, për shkak se ish-futbollisti i Fenerbahçes e Lazios u lëndua gjatë angazhimit me Kombëtaren, FIFA do të detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcës.

Më saktësisht, programi i mbrojtjes së klubeve parashikon që FIFA duhet t’i kompensojë klubet nëse lojtarët lëndohen gjatë angazhimeve me Kombëtaret e tyre dhe nëse këta të fundit mungojnë më shumë se 4 javë, respektivisht 28 ditë.

Dëmshpërblimi varet nga rroga e lojtarit dhe kontributi që e jep ai apo edhe rëndësia që e ka në klubin përkatës.

Madje, dëmshpërblimet mund ta arrijnë shifrën maksimale deri në 7,5 milionë euro për lojtarët e lënduar.

Natyrisht, kjo vlen për yjet e klasit botëror pasi Mallorca mund të përfitojë dukshëm më pak dëmshpërblim nëse Muriqi do të mungojë më gjatë se katër javë.

Në njoftimin e klubit spanjoll dje u tha që pas ekzaminimeve të bëra, mund të ndodh që prizrenasi të mungojë deri në gjashtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat