Alves rrezikon të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në burg

Futboll

Alves rrezikon të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në burg

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:26
Alves

Dani Alves rrezikon të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në burg.

Futbollisti brazilian akuzohet për përdhunim, të kryer në një diskotekë në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas mediave spanjolle, avokatët e ish-përfaqësuesit brazilian e kanë avancuar një propozim: katër vjet burg (lojtari rrezikon 10 vjet burgim) dhe një dëmshpërblim të konsiderueshëm për viktimën.

Një skenarë që, nuk është konfirmuar ende nga avokatët e as nga denoncuesja, një grua, identiteti i së cilës nuk është zbuluar kurrë.

Dani Alves ka përfunduar në burgun katalunas “Brians 2” që nga 20 janari, kur ishte dorëzuar vetë, duke u paraqitur në polici.

Futbollisti ka qenë kategorik duke i hedhur poshtë akuzat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat