Mainzi i prishi kontratën, El Ghazi dërgon çështjen në gjykatë

Futboll

Mainzi i prishi kontratën, El Ghazi dërgon çështjen në gjykatë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 16:28
Anwar El Ghazi

Mainzi i prishi kontratën, El Ghazi dërgon çështjen në gjykatë!

Aventura e Anwar El Ghazit te Mainz zgjati shumë pak, pasi një status i futbollistit në rrjetet sociale, në mbështetje të palestinezëve në Gaza, bëri që klubi gjerman ta pezullojë dhe më pas t’i prishë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Por futbollisti duket e nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka dërguar në gjykatë prishjen e njëanshme të kontratës, teksa sipas medias në Gjermani, procesi pritet të zhvillohet në muajin dhjetor.

El Ghazi ka kërkuar jo vetëm dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës, duke qenë se deri në fund të sezonit do të jetë i detyruar të qëndrojë pa skuadër, pasi ka luajtur tashmë me PSV-në dhe Mainzin, brenda të njëjtin sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat