Ibra: Familjarisht jemi tifozë me Bayern Munihun

Futboll

Ibra: Familjarisht jemi tifozë me Bayern Munihun

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 17:39
Arijon Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç po kalon një formë shumë të mirë me Frosinonen në Serie A.

Së fundmi talenti me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për huazimin nga Bayern Munih te skuadra italiane.

“Po kërkoja një ekip për të luajtur dhe e kuptova që në bisedat e para me drejtorin Angelozzi dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Një ekip i sapo ngjitur në elitën italiane?

Pse jo. Unë isha i interesuar për një ekip të ndërtuar për të ofruar futboll dhe një trajner që donte të punonte me të rinjtë.

Kisha parë gjithashtu disa video të ndeshjeve të Frosinones”-deklaroi mesfushori 17-vjeçar.

Duke folur për klubin që ka në pronësi kartonin e tij, Ibrahimovic theksoi se si familje janë tifozë me Bayern-in, ndërsa shtoi se është i lidhur me Musiala-n, Kimmich dhe Muller.

“Po flasim për një klub të madh. Unë jam lidhur me Musiala-n, por nuk harroj këshillat e rëndësishme nga Kimmich dhe Muller dhe pastaj është skuadra që ne jemi tifozë si një familje”-nënvizoi talenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat