Shqipëria U-19 luan ndeshjen e pare me Irlandën

Futboll

Shqipëria U-19 luan ndeshjen e pare me Irlandën

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Shqipëria U-19

Shqipëria U-19 e nisi me humbje fushatën kualifikuese për Europianin 2023/2024. Kuqezinjtë që ndodhen në Grupin 13, u mundën 3-1 ndaj Irlandës, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Trajneri Ervin Bulku e nisi me këtë formacion: Klevi Toshi, Klevis Haxhari, Ermal Meta, Elton Fikaj, Ardit Nuredini, Arlind Kurti, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Dean Vranici, Flavio Sulejmani dhe Erald Krasniqi.

Ndeshja nisi më mirë për Irlandën që gjeti golin që në minutën e 5-të të takimit me Mark O’Mahony.  Megjithatë kuqezinjtë gjetën forcë dhe barazuan me Erald Krasniqin në minutën e 23, falë një eurogoli.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim me rezultatin 1-1, ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy zëvëndësime për kuqezinjtë.

Trajneri Ervin Bulku aktivizoi Dejvi Duron dhe Adi Kurtin.

Në vijim, Irlanda mori avantazhin duke realizuar golin e dytë sërish me Mark O’Mahony, ndërsa tre minuta më vonë Franco Umeh realizoi edhe të tretin për Irlandën. Pavarësisht pësimit të golave të shpejtë, kuqezinjtë u munduan të reagonin. Klevis Haxhari i shkoi shumë pranë golin të dytë por u ndal nga shtylla. Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa sfida e radhës për Shqipërinë U-19 do të jetë ndaj Belgjikës U-19, më datë 18 nëntor në orën 14:00.  Ndeshja e fundit do të jetë ndaj Sllovenisë U-19, më datë 21 nëntor në ora 14:00.

Ndeshja tjetër e grupit mes Sllovenisë U-19 dhe Belgjikës U-19 përfundoi në barazim 1-1. Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe të dy golat u realizuan në fraksionin e dytë. Jaka Cuber Potocnik i dha avantazhin Sllovenisë në minutën e 52, ndërsa Belgjika vendosi baraspeshën në të 66-ën falë golit të Arjan Malic.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

Datë 15.11.2023

Slloveni– Belgjikë 1-1

Irlandë – Shqipëri 3-1

Datë 18.11.2023

Irlandë – Slloveni “Arena Egnatia” ora 11:00

Belgjikë – Shqipëri “Elbasan Arena” ora 14:00

Datë 21.11.2023

Belgjikë – Irlandë “Arena Egnatia” ora 14:00

Shqipëri – Slloveni “Elbasan Arena” ora 14:00

Renditja:

Irlandë 3 pikë

Belgjikë 1 pikë

Slloveni 1 pikë

Shqipëri 0 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat