Shqipëria U19 e nis me humbje, Bulku: Gabuam në goditjet standarde, do të reagojmë

Futboll

Shqipëria U19 e nis me humbje, Bulku: Gabuam në goditjet standarde, do të reagojmë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 17:55
Ervin Bulku

Shqipëria U19 nisi eliminatoret e Europianit me një humbje 1-3 ndaj Irlandës në “Elbasan Arena”, teksa trajneri Ervin Bulku deklaroi se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e të tijve, me përjashtim të shpërqendrimit në goditjet standarde.

Nisin eliminatoret me një humbje. Çfarë ju ka kënaqur dhe çfarë duhet të korrigjoni?

E kishim të qartë që përballeshim me një kundërshtar shumë të fortë, por ishim përgatitur për të bërë një ndeshje pozitive. Me fillimin e pjesës së dytë u ndëshkuam me goditje standarde dhe më vjen keq, pasi kishim punuar gjithë javës.

Gabuam, por janë djem të rinj dhe futbolli ky është. Pra më vjen keq që ndëshkohemi me goditje standarde.

A besoni se do të ketë një reagim pozitiv, pasi jemi ende në garë, me dy ndeshje të tjera për t’u luajtur?

Do të provojmë të reagojmë në dy ndeshjet e tjera. E nisëm me humbje, por do të analizojmë mirë ndeshjen dhe nuk duhet të justifikohemi. Jam i kënaqur me atë që dhamë, por jo me mungesën e përqendrimit në goditjet standarde.

Çfarë duhet të presim në ndeshjen e ardhshme?
Ndeshjen e ardhshme përballemi me Belgjikën, një skuadër shumë e mirë, pavarësisht se barazoi me Slloveninë. Do të marrim pamjet filmike dhe të analizojmë ndeshjen, për të përgatitur më pas sfidën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat