Italia dhe Inter në ankth, dëmtohet Bastoni

Futboll

Italia dhe Inter në ankth, dëmtohet Bastoni

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:42
Bastoni

Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe për Interin.

Në stërvitjen e pasdites në Coverciano, Alessandro Bastoni është dëmtuar dhe ka braktisur seancën.

Sipas shqyrtimeve të para, mendohet të jetë një tendosje muskulore në pulpën e djathtë.

Më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur Bastoni të kryejë testet e mirëfillta.

Inter në fakt ndodhet më në ankth, pasi zikaltërit kanë ndeshjen e rëndësishme në Serie A kundër Juventusit, rivalit direkt për kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat