Mario Gomezit nuk i ka dalë e keqja me finalen e humbur në Champions

Futboll

Mario Gomezit nuk i ka dalë e keqja me finalen e humbur në Champions

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:55
Mario Gomez

Mario Gomez ka shënuar gola pafund me Bajernin dhe kombëtaren e Gjermanisë, megjithatë kthimi i karrierës në ciklin 2011-2012 ka lënë gjurmë te thella për keq në memorien e ish-bavarezit.

Në dokumentarin e klubit të Bajernit “Generation Wembley”, 38- vjeçari gjerman ka rrëfyer përjetimin e hidhur nga finalja kundër Çelsit, e cila për ironi të fatit u luajt në Mynih.

Specifikisht ngjarja ka të bëjë me penalltinë e Robenit në kohën shtesë, përpara se blutë e Londrës të fiton përmes 11- metërshave.

”Trajneri Jup Hajnkes na tha para ndeshjes se Arjen Roben do të ishte ekzekutues kryesor i penalltive dhe nëse holandezi nuk ndihej mirë, do ta zëvendësoja unë.

Disa çaste përpara se Arejni të godiste, pikasa se ai nuk ishte i ftohtë emocionalisht dhe në këtë moment duhet të kisha ndërhyrë për ta marrë vetë përsipër si përgjegjësi, marrë në konsideratë ngërçin e sulmuesit tonë, shto dhe vetëbesimin e lartë që kisha përbrenda. Ama nuk reagova dhe më pas Çeh ia priti 11-metërshin e gjuajtur jo mirë. Ende më djeg, ndonëse kanë kaluar më tepër se 11 vite”.

Në atë sezon Gomez ishte shënuesi më i mirë me 26 gola në Bundesligë, 12 gola në Champions dhe 2 në Kupë, cikël fantastik, por që nuk u përmbyll me Ligën e Kampionëve. U desh që të kalonte një vit pritje, dhe Mario Gomez fitoi Champions-in e parë ndaj Dortmundit, me rezultatin 2-1, saktësisht me “ndreqjen” e gabimit nga Roben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat