Mazzarri debuton me 5 ndeshje ‘ferri’

Futboll

Mazzarri debuton me 5 ndeshje ‘ferri’

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:03
Mazzarri

Walter Mazzarri ka mbërritur në qendrën stërvitore të Napolit, për të nisur eksperiencën e tij në dytë në pankinën e ‘të kaltërve’, plot 10 vite pas largimit.

Trajneri nga Livorno arriti të gjejë shpejt gjuhën e përbashkët me presidentin De Laurentiis, madje pa pasur nevojë as për avokatët, teksa palët firmosën kontratë deri në fund të sezonit me një pagë prej më shumë se një milionë eurosh.

“Jam i lodhur, pasi kam shumë ditë që nuk fle gjumë. Këtu në qendrën stërvitore të Napolit është shumë bukur, si gjithmonë”, u shpreh Mazzarri, i cili do të drejtojë stërvitjen e parë këtë pasdite, ndonëse me organikë të limituar, pasi shumica e lojtarëve janë në përfaqësueset përkatëse.

Ndërkohë kalendari nuk është treguar aspak i mirë me Mazzarrin,  pasi 5 përballjet e para të tij në stolin e Napolit do të jenë vërtetë nga ato që të fusin drithërimat. Kështu debutimi do të jetë në Bergamo mbrëmjen e 25 nëntorit.

Më pas më 29 Napoli do të zbresë në ‘Santiago Bernabeu’ për të sfiduar Realin dhe më 3 dhjetor do të presë Interin në “Maradona’Stadium’. Dy ndeshjet e radhës do të jenë ndaj Juventusit në Torino dhe ndaj Bragës në shtëpi.

Pesë ndeshje mjaft të forta, për të cilat Mazzarri do të duhet të përveshë mëngët, pasi nga rezultatet e tyre do të varen shumë edhe objektivat sezonalë të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat