Juventus gjithnjë e më pranë lojtarit

Futboll

Juventus gjithnjë e më pranë lojtarit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:10
Kalvin Phillips

Kalvin Phillips është gjithnjë e më afër transferimit te Juventusi. Lojtari i blerë nga Manchester City në korrik 2022 nga Leeds për 50 milionë euro nuk është aktivizuar shumë nga Pep Guardiola.

Operacioni menaxhohet nga CAA Stellar, agjencia e fuqishme e Jonathan Barnett, e cila gjithashtu ndjek Nicolo Fagiolin. Një agjenci që mbylli rinovimin e mesfushorit italian në orët e fundit, duke e blinduar tek Juventusi deri në vitin 2028.

Një demonstrim absolut sesi klubi beson te Fagioli, beson në mundësinë e rikthimit të tij në qendër të projektit, pas shlyerjes së dënimit. Kjo është arsyeja pse Stellar është duke thurur rrjetin me Juventusin për të siguruar që ketë një lloj tranzicioni.

Nga njëra anë pritet rikthimi i Fagiolit, nga ana tjetër i hapet rruga ardhjes së Phillips, për huazim ndoshta me të drejtë blerje. Phillips ka mundësinë të luajë më shumë dhe Juventus do të kishte mesfushorin që i nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat