Garcia përshëndet Napolin pas shkarkimit me një mesazh të ftohtë lamtumire

Futboll

Garcia përshëndet Napolin pas shkarkimit me një mesazh të ftohtë lamtumire

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 20:13
Garcia

Rudi Garcia u shkarkua zyrtarisht nga Napoli dje. Humbja në shtëpi 0-1 kundër Empolit ishte vendimtare, gjë që bëri që presidenti Aurelio De Laurentiis të lironte trajnerin francez nga detyrat e tij.

Walter Mazzarri është rikthyer çuditërisht në vendin e tij dhe në fakt është trajneri i ri i napolitanëve pas 10 vitesh nga hera e fundit. Vetëm disa rreshta iu rezervuan Garcias në faqen zyrtare të Napolit menjëherë pas njoftimit për rikthimin e Mazzarrit në pankinën e kampionëve!

“Società Sportiva Calcio Napoli ka vendosur të revokojë rolin e zotit Rudi Garcia si menaxher teknik i ekipit të parë. Faleminderit atij dhe stafit të tij për bashkëpunimin e tyre deri më sot.”

Përgjigja e ish-trajnerit të Romës erdhi menjëherë pas këtij vendimi të Napolit dhe përmes një postimi në Twitter ai ndjeu keqardhjen që nuk mundi ta përfundonte projektin: “Nuk e imagjinoja kështu të përshëndesja tifozët napolitantë që me mbështetën nga dita e pare”.

Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për ta, lojtarët dhe njerëzit e afërt me skuadrën dhe i uroj fat për pjesën tjetër të kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.”

Në fjalët e Garcia mund të lexojmë gjithë mosbesimin dhe habinë e tij në pranimin e këtij vendimi.

Nga ana tjetër, tashmë pas barazimit ndaj Unionit në Champions League dhe rezultateve të tjera të përziera sidomos në kampionat, besimi tek ai po mungonte gjithnjë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat