Komplikohet rinovimi me Mkhitaryanin

Futboll

Komplikohet rinovimi me Mkhitaryanin

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:21
Mkhitaryan

Komplikohet rinovimi me Mkhitaryan, shkak një ofertë joshëse për armenin!

Heinrikh Mkhitaryan po përjeton një rini të dytë te Interi dhe zikaltit janë vënë në lëvizje për t’i rinovuar kontratën që i skadon në fund të sezonit, megjithatë këtë herë misioni për Ausilion dhe Marottën nuk do të jetë i lehtë.

Kjo pasi për armenin ka ardhur një ofertë shumë e rëndësishme nga Arabia Saudite, një kontratë dyvjeçare me pagë prej 15 milionë eurosh në sezon. Natyrisht shifra të tilla joshin këdo, dhe jo më një 35-vjeçar si armeni, që ka mundësi të shtojë milionat në llogarinë e tij, në vitet e fundit të karrierës.

Pikërisht për këtë arsye, Interi po mban aktive edhe pistën Piotr Zielinksi, mesfushor polak që është në muajt e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe mund të transferohet në Milano për parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat