Colpani: Spalleti ka shumë personalitet

Futboll

Colpani: Spalleti ka shumë personalitet

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:32
Colpani

Andrea Colpani është një nga fytyrat e reja të kombëtares së Luciano Spallettit dhe megjithatë, edhe pse lajmi ishte në “ajër”, lojtari i Monza-s e mori vesh këtë gjë përmes rrjeteve sociale.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet italiane, mesfushori shtoi më tej se Spalleti është trajner me shumë personalitet dhe sipas tij u jep shumë siguri.

“Ftesën e mora vesh nga një postim i Kombëtares, e kisha dëgjuar diçka të tillë, por nuk isha i sigurt.

E shpresoja sepse po jap gjithçka me Monza-n. Është një emocion i çmendur të jesh këtu dhe të luaj për Kombëtaren.

Legjenda ime? Totti. Spalletti? Ka një personalitet të madh, të bën të ndihesh i qetë. Frika nga moskualifikimi në Europian na bën të rrisim nivelin e përqendrimit”-deklaroi Colpani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat