Ish-mbrojtësi i Man. United: Kur shoh Harry Kane duke shënuar tregolësh, më vjen të vjell

Futboll

Ish-mbrojtësi i Man. United: Kur shoh Harry Kane duke shënuar tregolësh, më vjen të vjell

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:20
Harry Kane

Rio Ferdinand, ish-mbrojtës i Manchester United, aktualisht komentator në BT Sport, ndjen keqardhje që Harry Kane shkoi te Bayern dhe jo te “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesi anglez ka shënuar deri tani 21 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 16 ndeshje për bavarezët. Së fundmi, kundër Borussias së Dortmundit, ai realzoi “hat-trickun” (tregolëshin) e tij të tretë që prej transferimit në në Gjermani.

“Ishte hat-triku i tij i tretë! Sa herë që e shoh emrin e Harry Kane të shfaqet në tabelën e ndeshjes, si shënues i tre golave, meë vjen të vjell”, ka theksuar Ferdinand në podcast-in e tij.

“Vazhdoj të mendoj: “Pse?”. Pse nuk bëri më shumë Manchester United për ta blerë atë?”, shtoi Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat