Edhe një futbollist aktual i Milanit nën hetim nga prokuroria

Futboll

Edhe një futbollist aktual i Milanit nën hetim nga prokuroria

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:37
Alesandro Florenci

Vazhdon kaosi me çështjen e futbollistëve të Serisë A që kanë vënë baste dhe duket se emrat që kanë qarkulluar deri më tani, nuk kanë qenë të vetmit,.

Mediat italiane kanë mësuar se edhe një mbrojtës aktual i Milanit, Alesandro Florenci, ka përfunduar nën hetim.

Sipas burimeve të mediave, Prokuroria e Torinos është vënë në lëvizje dhe ka hapur procedimin ndaj futbollistit italian, i cili është prej tre vitesh pjesë e Milanit.

Ai akuzohet për ushtrim veprimtarie abuzive të basteve dhe kumarit, njëlloj si Nikolo Zaniolo që është gjithashtu nën hetim. Lojtari i Milani pritet që shumë shpejt të merret në pyetje nga Prokuroria, e cila nuk ka mbaruar punë me sa duket me dënimet e Tonali dhe Faxholit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat