Sulmi më i mirë në Premier League

Futboll

Sulmi më i mirë në Premier League

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:41
Julian Alvarez

Reparti më i mirë sulmues deri më tani në Premier League ka qenë i Manchester City-t.

Faza ofensive e kampionëve në fuqi e udhëhequr nga Julian Alvarez, Erling Haaland dhe Phil Foden ka kontribuar me 30 gola dhe asiste këtë sezon.

Vendimtar për të besuarit e Pep Guardiolës është shfaqur Erling Haaland, që me 13 gola të realizuar deri më tani kryeson dhe listën e golashënuesve në Premier League. Megjithatë, surprizuese mund të konsiderohet përfshirja e Aston Villës në këtë statistikë.

Ekipi nga Birminghami po përjeton një sezon përtej pritshmërive nën drejtimin e Unai Emery dhe ndodhen në vendin e 5-të me 25 pikë pas 12 javësh. Përtej soliditetit defensiv dhe organizmit të mirë që kanë shfaqur, “The Villains” kanë qenë maksimalisht efikas në sulm, teksa reparti i tyre ofensiv i përbërë nga Ollie Watkins, Moussa Diaby dhe Leon Bailey ka kontribuar gjithsej në 23 gola, përfshirë dhe asistet mes lojtarëve.

Të tretët në listë, sulmi i Liverpool me Mohamed Salah, Darëin Nunez dhe Diogo Jota ka regjistruar 18 gola dhe 4 asiste këtë edicion.

Sulmi që ka surprizuar negativisht pritshmëritë është sulmi i Manchester United. Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion nga Erik ten Hag, sulmi më i zakonshëm që është parë nga Djajtë e Kuq ka qenë sulmi i përbërë nga Marcus Rashford, Rasmus Hojlund dhe Antony, të cilët kanë regjistruar vetëm një gol dhe një asist.

Pushimi ka ardhur në një moment të mirë për 20 herë kampionët e Anglisë dhe pas rikthimit në aksion do të kërkojnë që të lënë pas problemet me gjetjen e golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat