Palmer flet pas ftesës së Anglisë

Futboll

Palmer flet pas ftesës së Anglisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:52
Palmer

I transferuar në fund të merkatos së verës, Cole Palmer po shfaqet menjëherë protagonist për Chelsea-n në Premier League. Pas një largimi të papritur nga Man.City, pasi konsiderohej i rëndësishëm për the Citizens për projektin afatgjatë, Palmer po tregon vlerat e tij tek Blutë e Londrës.

Paraqitjet e shkëlqyera në Europianin U-21 dhe roli i liderit që Palmeri shfaqi në triumfin e Anglisë në verën që kaloi e rritën ndjeshëm vlerën e tij, saqë Chelsea pagoi 42,5 milionë paundë për shërbimet e tij.

Deri më tani, 21-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar 4 asiste në 14 ndeshje që pas transferimit të tij në “Stamford Bridge”.  Performancat pozitive të këtij edicioni u shpërblyen me një ftesë në kombëtaren e Anglisë. Ndonëse ftesa erdhi pas dëmtimit të Callum Wilson, përsëri përfaqëson një rritje të ndjeshme për Cole Palmer. Palmer u shpreh që ai u largua nga Man. City për t’u aktivizuar rregullisht.

”Gjithçka ndodhi shpejt. Fola me Chelsea-n dhe u këshillova me babanë tim, por nuk dija realisht se çfarë të bëja.

Më bindi telefonata me Pochettinon.

Shumë njerëz më thanë që atij i pëlqen të punojë me lojtarët e rinj.

Po i vërtetoj tani fjalët e mira që thuheshin për të. Po e shijoj momentin tim Chelsea dhe do të përpiqem të vazhdoj me të njëjtin rendiment,” u shpreh Cole Palmer.

Në barazimin e çmendur 4-4 mes Chelsea dhe Manchester City, Palmer shënoi golin që vendosi në baraspeshë shifrat në minutën e 95′ . Në sezonin e fundit me Cityn, 21-vjeçari u aktivizua gjithsej në 25 ndeshje mes kampionatit, FA Cup dhe Champions League, kompeticione që Manchester City i fitoi të gjitha në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat