Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Shqipëri

Futboll

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Shqipëri

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:53
Kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare zhvilluar të mërkurën pasdite edhe seancën e fundit stërvitore në tokën shqiptare, përpara nisjes për në Moldavi.

Kuqezinjtë nisen të enjten në mëngjes drejt kryeqytetit moldav, Kishinjev, dhe trajneri Silvinjo ka preferuar që, atë që është në fakt për të një provë gjenerale për ndeshjen e 17 nëntorit, ta zhvillojë në fushën e blertë të stadiumit “Arena Kombëtare".

Braziliani i stolit kuqezi ka zgjedhur kështu të largohet nga mjediset e hapura të fushave të kompleksit të "Shtëpisë së Futbollit", siç njihet ndryshe selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, duke punuar më i qetë nën strehën e mbyllur të "Arenës Kombëtare".

 Kjo seancë stërvitore, që është në fakt e parafundit, teksa të enjten në mbrëmje kuqezinjtë do të kenë edhe një seancë të fundit zyrtare në fushën e Stadiumit "Zimbru" të Kishibmnjevit, ku të premten do të zhvillohet edhe ndeshja, ka zgjatur për afro 90 minuta.

Përpara nisjes së seancës së të mërkurës, Silvinjo ka mbajtur dhe një konsultim të shkurtër me stafin e tij teknik në fushën e blertë. Trajneri Silvinjo i ka patur të gjithë lojtarët në dispozicion ndërsa pjesa e parë e seancës së të mërkurës ka qenë e përqendruar në aspektin fizik, ndërsa ajo e dyta, që ka zënë edhe kohën më të madhe, ka qenë e përqendruar në aspektin taktik.

Silvinjo pritet të mbajë ndaj Moldavisë të njëjtin formacion fitues që ka përdorur në dy ndeshjet e fundit eliminatore, me dilemën e vetme se kush do ta zërë në mbrojtje vendin e Arlind Ajetit të dëmtuar.

Natyrisht është edhe balotazhi sa i përket portës, aty ku Thomas Strakosha luajti në fitoren në miqësore ndaj Bullgarisë, por Silvinjo pritet t'i mbetet besnik zgjedhjes së Etrit Berishës në katërkëndorin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat