Lëndimet dhe forma e luhatshme në fushë kanë mbetur pjesë e së shkuarës në evoluimin e Leon Goretckës.
Mesfushori është treguar “më i drejtë” seç duhet përpara mediave, e cila ka vënë në dukje hendek ende të pambuluar në kombëtare, mbrojtja e brishtë.
”Trajner i përfaqësueses është përpjekur të ndryshojë strategji në mbrojtje, por edhe në dy testet e para, reparti në fjalë nuk ishte në lartësinë e duhur.
Rivalët e kanë shumë të thjeshtë për të na shënuar gol.
Riorganizimi i këtij defekti do të jetë permanent përpara kampionatit Europian, përndryshe do të vuajmë”. Këto fjalë morën trajtën e paralajmërimit për teknikun e “pancerave”.