Chiesa: Të kualifikohemi në Europian

Futboll

Chiesa: Të kualifikohemi në Europian

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Chiesa

“Kur je në kombëtare bart me vete një përgjegjësi të madhe. Nesër luajmë një ndeshje themelore për kualifikimin. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.

Fatkeqësisht nuk kam marrë pjesë në ndeshjet e mëparshme, por jam vërtet i lumtur që mund ta ndihmoj kombëtaren nesër”.

Këto janë fjalët e Federico Chiesa, sulmuesi i kombëtares italiane, i cili foli për ‘Sky’ në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje në “Olimpico” të Romës.

Çfarë Italie po lind?

Ka shumë lojtarë të rinj, por edhe shumë lojtarë që kanë fituar Kampionatin Evropian.

miksimi i duhur i brezave. Duhet të arrijmë kualifikimin, përndryshe nuk vlejmë për asgjë.

Duhet të kualifikohemi, jemi Italia. Ka mundësi dështimi si ai që kulmoi natën e Palermos, por ne dalim në fushë të vetëdijshëm për gjithçka.

Duam ta arrijmë objektivin”.

Çfarë ka ndryshuar me Spallettin në fushë?

Për një anësor si unë, indikacionet janë gjithmonë të njëjta, sidomos në Euorpë duhet të spikasësh në duelet një kundër një, të krijosh epërsi numerike.

Diçka ndryshon në mesfushë, por në nivel krahu dhe sulmues lëvizjet janë të njëjta. Trajneri kërkon shumë, le të shpresoj që nesër ta tregojmë në fushë”.

Si ndihesh? A mund të mbyllet kualifikimi nesër?

Ndihem mirë. Fatkeqësisht, në grumbullimin e fundit pata një dëmtim të vogël, që nuk më lejoi të stërvitesha për 10-12 ditë, por tani jam kthyer në formë. Nesër mund ta mbyllim kualifikimin, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk do të na japë asgjë”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat