Liridon Latifi riaftësohet, gati për Kukësin

Futboll

Liridon Latifi riaftësohet, gati për Kukësin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Liridon Latifi

Julian Ahmataj ka vazhduar dje stërvitjen me skuadrën, ndonëse grupin e ka pasur të cunguar.

Një pjesë e lojtarëve ka qenë me ekipin U-21, ndërsa të tjerë pushim apo të dëmtuar. Kështu, me skuadrën nuk ishin dje paradite Bruno Lulaj që vazhdon riaftësimin dhe zor se bëhet gati për sfidën me Kukësin, Erjon Hoxhallari dhe Regi Lushkja nuk ishin gjithashtu në stërvitje.

Gjithashtu edhe disa lojtarë ishin të grumbulluar me ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Ahmataj mëshoi shumë te taktika për sfidën me Kukësin, ndërkohë që surpriza ishte Liridon Latifi. Lojtari është riaftësuar plotësisht dhe pritet të jetë gati për ndeshjen me Kukësin që u shty për shkak të fatkeqësisë “Duamena”.

STATISTIKAT Tirana në sezonin e shkuar dhe në fund të javës së 12-të ka qenë në krye të renditjes me 22 pikë. Kishte fituar një derbi, kishte golavarazh 19-8. Në llogaritje, krahasuar me këtë sezon, bardheblutë kanë një gol më pak, por kanë pësuar nëntë gola më shumë. Nënkampionët janë keq në pjesën e poshtme të skuadrës.

Madje janë mbrojtja e gjashtë më e keqe në Superiore me 17 gola të pësuar. Në sulm kanë shënuar 18 gola, por kanë humbur magjinë e të qenit skuadra që tund më shumë rrjetën.

Golavarazhi këtë sezon është +1, ndërsa vjet +11. Bardheblutë këtë sezon kanë afruar 7 lojtarë me peshë, por ende nuk ka dalë skuadra që pritej nga të gjithë. Kujtojmë që bardheblutë këtë vit ndryshuan skuadrën rrënjësisht, duke ndërtuar nga e para çdo repart në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat