Maroku, Ekuadori, Spanja dhe Mali zyrtarisht të kualifikuar

Futboll

Maroku, Ekuadori, Spanja dhe Mali zyrtarisht të kualifikuar

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Maroku, Ekuadori, Spanja e Mali janë zyrtarisht të parat skuadra të kualifikuara për në raundin e 1/8 të finaleve në Kampionatin Botëror të moshës deri në 17 vjeç, që është duke u zhvilluar në Indonezi dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në grupin B, Mali ka shkatërruar Kanadanë, teksa ka fituar 5-1, ndërsa kjo ishte fitorja e dytë për skuadrën e Sumala Kulibali. Diarra ka hapur serinë e golave në të 14’. E pas tij shënon dhe Barri.

Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë aktivizimi i Tavernier i kthen ritmin e duhur Kanadasë në sulm, teksa ka ngushtuar diferencën e golave Çukvu.

Në pjesën e dytë Kanate, Makalu dhe Ousmane Tiero fiksojnë rezultatin 5-1. Ndërkohë Spanja është mjaftuar me një barazim 2-2 me Uzbekistanin. Dy golave të shpejtë të iberikëve me anë të Oijono dhe Martin i kundërpërgjigjen Shukuraliev dhe Saidov.

Në grupin A, Ekuadori nuk ka shkuar më shumë se sa barazimi 1-1 me Panamanë. Shënon Ruiz e barazon më pas Kastilo. Maroku fundos Indonezinë, që ka pak gjasa për të shkuar në raundin tjetër si një ndër katër skuadrat më të mira të vendit të tretë. Alaui dhe Ait Budlal thellojnë në 2-1. Ngushton Asijura, por për marokenët vulos suksesin Hamoni.

E premtja dhe e shtuna do të jetë për ndeshjet e fundit në grupe, ndërsa nga e hëna nis raundi i dytë, apo eleminimi direkt në Botërorin, i cili përfundon më 2 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat