Prapaskena

Futboll

Prapaskena

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:54
Alex Ferguson

Alex Ferguson u bë “Sir” falë serisë së sukseseve të arritura në stolin e Manchester United, që e ktheu atë në një legjendë jo vetëm të Djajve të Kuq, por të futbollit botëror.

Trajneri skocez ishte në stolin e Old Trafford mes viteve 1986 dhe 2013, por ende luan një rol të rëndësishëm brenda klubit, i cili pas përfundimit të epokës së tij nuk ka qenë më në gjendje t’i rikthehet fitoreve të vazhdueshme.

Një prapaskenë se sa Ferguson ende interesohet për fatin e United është zbuluar nga Rafaela Pimenta në një intervistë për “The Guardian”.

Agjentia braziliane, e cila trashëgoi nga i ndjeri Mino Raiola “skuderinë” e madhe të yjeve të futbollit që drejtohej nga agjenti italo-holandez, zbuloi detajet e një përplasjeje mes Ferguson dhe Raiola në vitin 2016, pak para kthimit të Paul Pogba në Mançester.

“Të përkufizosh si takim nuk më duket e përshtatshme, – tha Pimenta, bashkëpunëtore e Raiola-s në atë kohë. – Ishte një përplasje e vërtetë, e cila filloi keq dhe përfundoi akoma më keq”.

Thelbi i mosmarrëveshjes ishte mundësia që Djajtë e Kuq do ta rikthenin mesfushorin francez për shuma të mëdha, pasi e lanë të largohej me kosto zero katër vjet më parë drejt Juventus-it, ku kampioni i ardhshëm i botës do të konfirmohej si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Ferguson ishte kundër kthimit të francezit, por nuk mund ta kundërshtonte pasi nuk kishte më një rol operativ brenda klubit.

“Më kujtohet që Sir Alex hyri në sallën e mbledhjeve aq i zemëruar sa goditi me forcë tryezën dhe derdhi çajin që do të pinim, – zbuloi Pimenta. – Ai ishte skuqur në fytyrë dhe vërtet i zemëruar, por edhe Mino”.

Pimenta më pas shtoi se ajo këmbënguli me Raiolën për të marrë një komision të madh me qëllim që të tejkalonte shumën rekord të marrë nga Jonathan Barnett për transferimin e Gareth Bale nga Tottenham te Real Madrid në 2013:

“‘Na mjafton edhe neve një euro më shumë, i thashë. Dhe ia dolëm…”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat