Spanja me lehtësi, Qipro pëson humbjen e tetë

Futboll

Spanja me lehtësi, Qipro pëson humbjen e tetë

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

Spanja pa ndonjë problem është kthyer me tre pikë nga stadiumi “Alphamega” në Kolossi.

Spanjollët i shkaktuan humbje me rezultat 3:1 Qipros.

Një xhiro pa u mbyll garat kualifikuese, Spanja dhe Skocia kanë siguruar biletën  për në Kampionatin Evropian.

Golat për “Furinë e Kuqe” i shënuan Yamal (5'), Oyarzabal  (22') e Joselu (28').

Për vendasit realizoi Pileas (75’).

Spanja kryeson në grupin A me 18 pikë, pasojnë Skocia me 16, Norvegjia 10, Gjeorgjia 8 dhe Qipro 0 pikë.

Qipro e mbylli këtë cikël kualifikues me të gjitha humbje, 8 gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat