Edhe një goditje për Millosheviqin, Luksemburgu e deklason Bosnjën 

Futboll

Edhe një goditje për Millosheviqin, Luksemburgu e deklason Bosnjën 

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

Bosnja dhe Hercegovina është deklasuar në udhëtim, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Luksemburgu, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Edhe një goditje për selektorin serb, Savo Millosheviqin, pasi që me 16 tetor në Zenicë Bosnjën patën pësuar humbje me 0:5 nga Portugalia.

Luksemburgu shkëlqeu dhe fitoi me golat e futbollistëve Olesen (6'), Rodrigues (30'), Mujakiq (55'-autogol) e Rodrigues (90+5').

Për Bosnjën.shënoi Gojkoviq (90+3').

Portugalia kryeson me 27 pikë, pasojnë Sllovakia me 19, Luksemburgu 14, Islanda 10, Bosnja e Hercegovina 9, Lihteshtejni 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat