“Topçinjtë” kërkojnë përforcime në mesfushë

Futboll

“Topçinjtë” kërkojnë përforcime në mesfushë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Thomas Partey

Me mesfushorin ganez, Thomas Partey tashmë të dëmtuar, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një tjetër lojtari cilësor për organizimin e lojës dhe qëndrueshmërinë në prapavijë, teksa këtë sezon luftojnë për trofe në dy “fronte”, si në Premier League, por edhe në UEFA Champions League e mesa duket tekniku Mikel Arteta e ka gjetur profilin e duhur.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Wolverhampton, i cili aktivizohet tashmë te “gjigantët” arabë të Al-Hilal, Ruben Neves, i cili fillimisht u kërkuar në huazim nga skuadra e Newcastle, mirëpo, vetë Premier League nuk e lejon diçka të tillë, pasi Newcastle dhe Al-Hilal kanë pronarë të njëjtë:

PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite) dhe në Angli, klubet e Premier League do të votojnë në favor të bllokimit të huazimeve mes klubeve me pronësi të njëjtë.

Në një situatë të tillë kërkojnë të përfitojnë “Topçinjtë”, të cilët e kanë me patjetër të nevojshëm një lojtar, si Ruben Neves në organikën e tyre, në rast se dëshirojnë të luftojnë deri në fund për trofe këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat