Silvinjo: Nuk mendojmë aspak për barazimin

Futboll

Silvinjo: Nuk mendojmë aspak për barazimin

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Shqipëria kërkon fitoren dhe kualifikimin, Silvinjo: Nuk mendojmë aspak për barazimin

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është gati që të bëj hapin e fundit në kërkim të një bilete për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Të përzgjedhurit e trajnerit Silvinjo kanë nevojë për një pikë për transfertën e parafundit të Grupit E, kundër Moldavisë. Trajneri brazilian theksoi se Shqipëria ka ardhur në Moldavi për të shënuar fitore dhe se nuk mendon për asnjë rezultat tjetër përveç suksesit të plotë.

Ndërkohë kapiteni i “kuqezinjëve”, Berat Berat u shpreh optimist, por edhe i kujdesshëm në përballjen e radhës, pasi që e dinë forcën e kombëtares vendase dhe formën në të cilën po kalon ky ekip kohëve të fundit. Përballja Moldavi – Shqipëri, nis në orën 18.00.

“Besoj sigurisht se ka me qenë …të shkojmë me një drejtim”, tha Berat Gjimshiti, futbollisti i Shqipërisë.

“Mendoj se të dy skuadrat do të luajnë për fitore në këtë takim.

Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi jemi në fund të një rruge dhe të dy skuadrat kanë objektivin e tyre të përbashkët, të shkojnë në Europian.

Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës, por na mungon ende një biletë zyrtare dhe e dimë që na pret një finale, për ta fituar dhe për t’u kualifikuar”, u shpreh Silvinjo trajner i Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat