Chiesa: Nuk kemi frikë

Futboll

Chiesa: Nuk kemi frikë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Chiesa

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “të kaltërit” e Italisë do të presin në “Stadio Olimpico”, kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku padyshim objektivi i vetëm është fitorja, për të lënë gjithçka hapur për kualifikimin në Euro 2024, në përballjen e fundit të fazës kualifikuese ndaj Ukrainës.

Para sfidës tejet i vendosur për të fituar u duk të ishte “fantazisti” i sulmit të Juventus, Federico Chiesa, i cili në konferencën për shtyp në prag të sfidës u shpreh tepër i vendosur për fitoren e mbrëmjes së sotme ndaj ballkanasve.

“T’i lëmë mënjanë fjalët apo të rrotullohemi rreth tyre.

Kjo është një ndeshje jetike për fatin tonë dhe unë jam i lumtur që më në fund mund të kem mundësinë të ndihmoj përfaqësuesen e vendit tim.

Duhet të kualifikohet dhe pikë, ndryshe do të thotë se nuk jemi një skuadër. Dhe mbi të gjitha është e kotë që jemi mbledhur të gjithë këtu.

Ndoshta trajneri Spalletti ka vetëm dy muaj që është këtu dhe ju gazetarët kërkoni gjithmonë atë lajmin brenda lajmit, që shpesh nuk janë shumë të bukur. Por ju garantoj se po lind një kombëtare fantastike.

E shihni sa shumë talent ka këtu?! Duhet të fitojmë këtë ndeshje, duhet të mundim edhe Ukrainën dhe të shkojmë në vuropian.

Ne jemi Italia, jemi kampionët në fuqi të Evropës, por në të njëjtën kohë i dimë edhe rreziqet që na presin.

Por nëse rreziqet janë diçka e pranueshme, frika absolutisht jo.

Sigurisht, edhe unë nuk i kam harruar kujtimet e këqija ndaj Maqedonisë së Veriut në Palermo, por atë ndjenjë nuk e dua më në trupin tim.

Mendimet e këqija luftohen vetëm duke fituar dhe duke ndryshuar të shkuarën e shëmtuar. Duam të shkojmë në Euro 2024, por për ta bërë këtë duhet të kualifikohemi dhe pikë.

Nuk ka Evropian pa Italinë, Italia duhet të jetë në Gjermani verën tjetër protagoniste dhe madje duhet të kërkojë të ruajë fronin. Jemi gati, pasi për asnjë nga ne nuk ka më kthim pas, mbrapa kësaj sfide”,- u shpreh i vendosur italiani i sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat