Shpërthen festa shqiptare, Shqipëria siguron biletën për në Kampionatin Evropian!

Futboll

Shpërthen festa shqiptare, Shqipëria siguron biletën për në Kampionatin Evropian!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 nëntor 2023 Në ora: 17:52 Përditësuar në ora: 19:52 më 17.11.2023
Shqipëria

Shqipëria në festë

Shqipëria ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Është hera e dytë që Shqipëria do të jetë në ngjarjen më të madhe të Kontinentit të Vjetër pas vitit 2016. 

Shqipëria me lojë pothuajse të stilit brazilian të ndërtuar nga trajneri brazilian Silvinho shkëlqeu sonte në stadiumin ‘Zimbru’ të Chisinau.

Moldavia - Shqipëria 1:1

Shënues: Baboglo  (87') - Cikalleshi (25').
Kartona të verdhë: Rata, Caimacov  - Mitaj, Daku.
MOLDAVIA: Railean, Revenko (Cojocaru 46'), Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan (Damascan 69'), Rata, Kaimakov (Cojocari 76'), Postolaki, Nikolaesku (Stina 76).
Trajner: Sergei Kleshçenko
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami (Gjasula 80'), Asani (Muja 90+2'), Seferi, Cikalleshi (Daku 62').
Trajner: Silvinjo.

Kuqezinjtë barazuan me rezultat 1:1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e xhiros së nëntë (parafundit) të grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Një barazim që i mjaftoi për të siguruar kualifikimin.  

Në minutën e 24-të, penallti për Shqipërinë! Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas një faulli ndaj Seferit në krahun e majtë të sulmit.

Sokol Cikalleshi ka shënuar nga penalltia në minutën e 25-të, 0:1.

Në minutën e 73-të, rast i artë për gol, Seferi lirohet brenda zonës kundërshtare, godet portën, por ndalet nga devijimi i portierit dhe traversa aleat i vendasve.

Në minutën e 87-të. Baboglo ka barazuar rezultatin 1:1.

Shqipëria, Kosova, diaspora e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, janë në festë të madhe. 

Këta djem të artë po e bëjnë krenar një komb me këtë kualifikim.  

Shqipëria është lider me 14 pikë, pasojnë çekia 11, Moldavia 10, Polonia 10 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

Shqipëria e mrrekullive

(E plotësusr) - 87'Baboglo ka barazuar rezultatin.

86' Po vijnë minutat e festës së madhe.

80' Shqipëria 10 minuta larg festës.

Moldavia - Shqipëria 1:1

Shënues: Baboglo  (87') - Cikalleshi (25').

Kartona të verdhë: Rata, Caimacov  - Mitaj, Daku.

MOLDAVIA: Railean, Revenko (Cojocaru 46'), Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan (Damascan 69'), Rata, Kaimakov (Cojocari 76'), Postolaki, Nikolaesku (Stina 76).
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami (Gjasula 80'), Asani (Muja 90+2'), Seferi, Cikalleshi (Daku 62').
Trajner: Silvinjo.

73’ Një harkim i rrezikshëm në zonën kuqezi spastrohet nga Ismajli i cili largon sferën në këndore.

69' Ndeshja po afron nga fundi.

63’ Seferi nga e majta nis top për të sapofuturin në lojë, por ky i fundit nuk gjen devijimin para portës

62' Daku futet në lojë.60' Pak minuta na ndajnë nga festa e madhe.

55’ Nikolaesku provon këtë radhë nga jashtë zonës, Berisha devijon në goditje nga këndi

54' Shqipëria luan me kujdes dhe kërkon golin e radhës.

50' Shqipëria para festës së madhe.

48’ Seferi nga e majta provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. 46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Sokol Cikalleshi është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të Kombëtares, duke shkuar në kuotën e 13 të tillave, po aq sa Ervin Skela dhe duke parakaluar Armando Sadikun.

42' Dy kartona të verdhë në pjesën e parë.

40' Shqipëria me zemër të madhe.35’ Asani nga e djathta nis një top në qendër për Cikalleshin, por në vend të tij gjen mbrojtësit vendas të cilët largojnë rrezikun.

34' Shqipëria po luan sot në Kishinau të Moldavisë.

30" Shqipëria drejt Gjermanisë.

25' Sokol Cikalleshi ka shënuar nga penalltia, 0:1.

24’ Penallti për Shqipërinë! Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas një faulli ndaj Seferit në krahun e majtë të sulmit.

Shqipërisë i duhet një pikë që të kremtojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ky rezultat i shkom për shtati Shqipërisë.20' Pa gola.

14’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve pranë zonës kundërshtare, duke kaluar nga e djathta në të majtën. Në fund është Asllani i cili provon nga jashtë zonës, por bllokohet nga mbrojtësit.

13' Nuk ka ende gola.

11’ Edhe Rata ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Ramadanit.

5’ Një harkim i rrezikshëm në zonë devijohet keq nga Gjimshiti që çon topin lart në ajër, por Berisha kontrollon me qetësi.

4’ Vendasit ngulmojnë në këto minuta për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, me presing të lartë në krahun e Hysajt.

3' Lojë e mirë.

Silvinjo me “të paprekshmit” për kualifikimin

Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi_Asani.

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo.

Shqipëria sot në fushë zbret edhe për dy rekorde historike kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ne Kishinau shansin e saj për të marrë pjesë në EURO 2024, pasi i mjafton një pikë për të prerë biletën për një turne të tillë të rëndësishëm për herën e dytë në histori.

Por njëkohësisht, kuqezinjtë luajnë edhe për dy rekorde që mund t’i arrijnë që sot.

I pari është ai i numri të fitoreve në kualifikueset e një Europiani. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka bërë më shumë se 4 suksese në një edicion, shifër te e cila është ndalur në të dy edicionet e fundit në kualifikuese, si në atë 2016 ashtu edhe në 2020. Aktualisht kuqezinjtë kanë 4 fitore në grup dhe e 5-ta do të shënonte rekordin e ri të kësaj Kombëtareje.

Gjithashtu, Shqipëria është në ndjekje të rekordit për numrin më të lartë të pikëve në një turne kualifikues për Europianin. Kuqezinjtë kanë 13 pikë, pa aq sa arriti skuadra në edicionin e kaluar me 10 ndeshje të luajtura, teksa kanë vetëm 1 pikë më pak se sa rekordi i 14 pikëve me të cilën mbyllen kualifikueset në Euro 2016, ku siguruan pjesëmarrjen në fazën finale të turneut.

Shqipëria një pikë larg mrekullisë, kërcënon Modavinë

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj.

Në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami. Në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat