Gliha: Nesër do të kemi edhe presionin e tifozëve

Futboll

Gliha: Nesër do të kemi edhe presionin e tifozëve

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:05
Konferenca për shtyp

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës. Ndeshja do të zhvillohet në “St. Jakob-Park”, nga ora 20:45.

Në konferencën e mbajtur sonte, përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, deklaroi: “Do të jetë një ndeshje goxha e vështirë.

Kemi pasë përballje me Zvicrën, që ka qenë shumë e fortë dhe kështu do të jetë edhe nesër.

Secila ndeshje është e veçantë, pavarësisht se ndaj kujt luajmë. Presioni i publikut padyshim se do të jetë i madh, pasi do të kemi përkrahje të madhe të publikut.

U kam them lojtarëve se nëse duam rezultat pozitiv nesër, duhet të jemi shumë inteligjent”.

“Kur kam ardhë e kam gjetë ekipin në situatë të vështirë, por duhet te jemi falënderuar për futbollistët sepse kemi fituar disa pikë shumë të rëndësishme. Tani jemi në situatë që mbase kemi pak gjasa, por kjo nuk ndryshon, sepse mbetem i koncentruar në ndeshjen e nesërme”, deklaroi Gliha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat