Camavinga i shpëtoi dëmtimit të rëndë, por do t’i mungojë gjatë Real Madridit

Futboll

Camavinga i shpëtoi dëmtimit të rëndë, por do t’i mungojë gjatë Real Madridit

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:46
Eduardo Camavinga

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga pritet t’i mungojë Real Madridit rrethy dy muaj, pas lëndimit të pësuar me Kombëtaren e Francës.

Ka qenë një pushim ndërkombëtar katastrofik deri më tani për Real Madridin.

Camavinga pësoi një lëndim në gju gjatë një seance stërvitore me Francën, ndërsa Vinicius Junior gjithashtu u dëmtua gjatë humbjes së Brazilit ndaj Kolumbisë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Në këtë fazë, situata e Camavinga duket më e keqe. Ai pritet të jetë jashtë fushës për 8-10 javë, ndërsa diagnoza fillestare e Vinicius do ta bënte atë jashtë fushës për një muaj, një periudhë kohore e ngjashme me atë kur ai u dëmtua në fillim të këtij sezoni.

Është një goditje e hidhur për Real Madridin të jetë pa të dy yjet, por në rastin e Camavingas, mund të ishte shumë më keq.

Sipas mediumit Relevo, kur Camavinga u përplas me ish-anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë një seance stërvitore të mërkurën, frika fillestare ishte se ai kishte pësuar një çarje të ligamentit ACL.

Burime pranë Camavinga thonë se “fiziku i tij e ndaloi dëmtimin të ishte më i keq”, gjë që është një dëshmi sesi mesfushori i ri e mban formën e tij fizike.

Një dëmtim i ACL do të ishte katastrofik dhe do të ishte i treti i sezonit për Real Madridin (pas Thibaut Courtois dhe Eder Militao). Megjithatë, 8-10 javë është një pushim i rëndësishëm, dhe ai do të mungojë gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat