Kombëtarja e Kosovës për pikë në Basel

Futboll

Kombëtarja e Kosovës për pikë në Basel

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:56
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës, sonte në Bazel do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Dueli mes zviceranëve dhe Dardanëve është tejet i rëndësishëm në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë ende ka gjasa për kualifikim, andaj skuadra jonë në duel me Zvicrën pritet të jep më të mirën, ndonëse Kosova edhe në këtë duel do të jetë pa disa lojtarë për shkak të lëndimeve përfshirë edhe Vedat Muriqin.

Trajneri i Kombëtares sonë, Primozh Gliha në dje konferencën e fundit për media, tha të besuarit e tij, do të japin më të mirën kundër Zvicrës.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat