Nuk u mjaftoi fitorja

Futboll

Nuk u mjaftoi fitorja

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:24
Southgate

Anglia arriti fitoren e radhës në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Maltën brenda në “Wembly”.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të “Tre Luanëve”, duke e quajtur një turp që skuadra nuk prodhoi lojë dhe të shënonte më shumë ndaj një kundërshtari modest.

Kjo gjë ka bërë që tifozët të shpërthejnë në Twitter me trendin më të ri, SouthgateOut, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit të kombëtares.

Ata besojnë se Gareth Southgate nuk do të mund që të çojë Anglinë në majën e futbollit Europian në verë dhe për këtë duan që në stol të ulet dikush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat