Zvicra ndjen presionin nga Kosova

Futboll

Zvicra ndjen presionin nga Kosova

Nga: K. G. Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:43
Murat Yakin

Zvicra kërkon fitoren e kualifikimit! 

Zvicra ndjen presionin nga Kosova. Vetëm fitorja e kualifikon më tutje por edhe barazimi nëse dështon Izraeli në duel me Rumaninë.

Nëse Izraeli pëson humbje, Zvicra edhe me humbje shkon në Euro 2024.

“A do ta marrë ekipi kombëtar i futbollit biletën për në Kampionatin Evropian në Gjermani në tentativën e dytë?”, pyet medium zviceran “Blick”.

Ish - kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner iu dha këshilla shumë lojtarëve si Yann Sommerit dhe Granit Xhakës. 

“Gjyqtar është portugez, 34-vjeçari Antonio Nobre.

Ai deri më tani ka arbitruar një ndeshje në Champions League: Bayern – Galatasaray (2:1) më 8 nëntor.

Ai arbitroi një lojë me pjesëmarrjen e Zvicrës: ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës midis Baselit dhe CSKA Sofje në gusht 2022 (2:0). Kjo do të jetë ndeshja e tij e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, pas Hungari – Lituani (2:0).

Mbrojtësi i djathtë Edimilson Fernandes është suspenduar për dy ndeshjet e ardhshme pas kartonit të kuq ndaj Izraelit”, shkruan media zvicerane.

Portieri Gregor Kobel që duhej të luante kundër Kosovës, është jashtë me probleme muskulore. Portieri i Young Boys, Anthony Racioppi e zëvendëson atë. Numri një standard, Yann Sommer, është në portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat