Ademi u drejtohet lojtarëve: Fitojeni lojën dhe caktojeni çmimin vet për premia

Futboll

Ademi u drejtohet lojtarëve: Fitojeni lojën dhe caktojeni çmimin vet për premia

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 20:10
Ademi

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.

Mes tjerash, në fjalimin e tij drejtuar futbollistëve të Kosovës në zhveshtore para kësaj ndeshjeje, presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, u ka folur edhe për premia.

“Fitojeni lojën dhe qitni çmimin vet, sa i doni premia”, ishin fjalët e Ademit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat