Reagon Batatina pas golit të Hysenit: Kosovë, një ditë do të kualifikoj në Evropian

Futboll

Reagon Batatina pas golit të Hysenit: Kosovë, një ditë do të kualifikoj në Evropian

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 09:09
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pasi futbollisti i tij Muhamet Hyseni shënoi gol me Kosovën ndaj Zvicrës.

Batatina theksoi se ‘shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale’.

“Super paraqitje nga djemtë e Superligës, në veçanti ajo e Ilir Krasniqit por ajo çka duhet të përgëzohet është paraqitja e sulmuesit të skuadrës sime, Muhamet Hyseni. Golin e parë në fanelën e Kosovës e shënoj një super gol”, shkroi Batatina.

“E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar”.

“Kosovë dua të them se sot, nesër ose pasnesër një ditë kur ta marr besimin do të kualifikoj ose në Botëror ose në Evropian sepse ky mision me mbetët obligim shtetëror si qytetar i juaji dhe Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat