Griezmann drejt kalimit në Ligën Premier

Futboll

Griezmann drejt kalimit në Ligën Premier

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 09:19
Antoine Griezmann

Skuadra e Manchester United është gati të trefishojë pagën e Antoine Griezmann për të joshur yllin e Atletico Madridit për një kalim në “Old Trafford”, kanë raportuar media të ndryshme.

“Djajtë e Kuq” janë duke kaluar nëpër startin e sezonit më të dobët në 61 vitet e fundit, me të ardhmen e Erik Ten Hag që është në dyshime të mëdha.

Një fitore ndaj Luton Toën i ndihmoi ata të fitojnë pak vetëbesim pasi pësuan një humbje me rezultat 4-3 ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të United për kualifikim.

Ndërkohë emra si Marcus Rashford kanë dështuar të arrijnë lartësinë e sezonit të kaluar, teksa anglezi ka shënuar vetëm një gol deri më tani.

Blerja e re Rasmus Hojlund gjithashtu nuk ka shënuar ende në dhjetë paraqitjet e tij të para në Ligën Premier, ndërsa Martial dhe Antony kanë dështuar të impresionojnë nën urdhrat e teknikut holandez.

Si rezultat i kësaj, bordi i “Djajve të Kuq” po vlerëson mundësinë e transferimit të Griezmann, për të përforcuar më shumë fazën e sulmit.

Raporti shton se persona nga klubi anglez kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës për të mbajtur një takim me agjentin e lojtarit dhe për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Në përpjekje për ta bindur atë, United janë të gatshëm të trefishojnë pagën e tij, që do të thotë se Griezmann do të përfitonte 21 milionë euro në vit, në rast se pranon kalimin në Angli.

Përndryshe, Griezmann ka një klauzolë lirimi prej vetëm 25 milionë eurosh, diçka që ka bindur drejtuesit e United për të konsideruar një transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat