Haaland në dyshim për sfidën ndaj Liverpoolit për shkak të lëndimit

Futboll

Haaland në dyshim për sfidën ndaj Liverpoolit për shkak të lëndimit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 10:11
Erling Haaland

Erling Haaland nuk do të mund të luajë në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2024’ për Norvegjinë, teksa na ndajnë vetëm një javë nga përballja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit në Ligën Premier.

Haaland u fut në lojë në pjesën e dytë në fitoren me rezultat 2-0 të Norvegjisë ndaj Ishujve Faroe të enjten, por ani pse luajti tërë ndeshjen doktori i Norvegjisë, Ola Sand, tha se Haaland ka pësuar një lëndim në këmbë.

Sand tha se ai nuk do të mund të luajë të dielën ndaj Skocisë, por duke përjashtuar ndonjë lëndim serioz dhe duke thënë se ai vetëm po ndjen dhimbje të forta.

Në një komunikatë të lëshuar nga kombëtarja norvegjeze thuhej: “Erling Braut Haaland, në konsultim me mjekun Ola Sand dhe menaxherin e ekipit kombëtar Stale Solbakken, ka arritur në përfundimin se ai nuk do të luajë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Skocisë. Haaland lëndoi këmbën e tij gjatë ndeshjes kundër Ishujve Faroe të enjten dhe për këtë arsye nuk do të mund të luajë në Glasgow”.

Haaland u fut në pjesën e dytë në fitoren e thellë të Cityt me rezultat 6-1 ndaj Bournemouth në fillim të këtij muaji, por luajti ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve tri ditë më vonë, duke shënuar dy gola. Ai shënoi një tjetër dopietë në barazimin me rezultat 4-4 ndaj Chelseas, para pushimit me kombëtare.

City do të jetë nikoqir i Liverpoolit pas pushimit me kombëtare, në saktësisht më 25 nëntor, teksa pritet të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë pasi që vetëm një pikë ndan këto dy ekipe në renditjen tabelare në Ligën Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat